Lëvizja “Thurrje” në garë për 14 majin; dorëzohet kërkesa në KQZ/ Shabani: Nuk mbështesim asnjë kandidat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lëvizja “Thurrje” në garë për 14 majin; dorëzohet kërkesa në KQZ/ Shabani: Nuk mbështesim asnjë kandidat

Pëse ditë nga afati i fundit nisma “Thurrje” dorëzoi kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për tu rregjistruar si parti për vendoret e majit.

 

Deri më tani lëvizja e kryesuar nga Endri Shabani do të kete si qëllim të parë kandidimin për këshillat bashkiakë. Për të qënë një nga subjektet politike për garën e vendoreve, “Thurrjes” i duhet së pari të mbledh firmat, për aq kohë sa ajo synon të garojë për herë të parë për pushtetin vendor.

 

Advertisement

Deri më tani janë mbi 10 parti të vogla që kanë dorëzuar kërkesën për rregjistrim nga KQZ. Partite e mëdha ende, madje as ajo Socialiste dhe e Lirisë që edhe pse nuk i mban peng asnjë vendim gjykate duket se do të presin deri në afatin e fundit, në 6 mars.

 

Fati i demokratëve të ndarë do të vendoset pas të premtes, kur gjykata e apelit të jetë shprehur për përkatësinë e vulës në rastin më të mirë dhe atë më keq të kthejë për rishqyrtim në shkallë të parë vendimin “Zhukri”.

 

Advertisement

Vetëm pas 3 marsit do të shihet se cila Partia Demokratike do të rregjistrohet për zgjedhjet e 14 majit, ajo me kryetar Sali Berishën apo me të dorëhequrin jo ligjërisht Lulzim Basha.

 

Pas 6 marsit, asnjë parti tjetër nuk ka mundësi të regjistrohet për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj. Kështu që për herë të dytë, pas vendoreve të pjesshme të një viti më parë, partia kryesore e opozitës, ajo demokratike rrezikon të ri-shkojë e përçarë në garën e 14 maj

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy