Lëvizte me pistoletë me vete/ Arrestohet 41 vjeçari në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lëvizte me pistoletë me vete/ Arrestohet 41 vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 41 vjeçar me iniciale M.L.

 

Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se kapja e tij është bërë në kuadër të operacionit “Start 2023”, pas denoncimeve që kishin marrë se në rrugën “Teodor Keko”, një shtetas po lëvizte me armë zjarri.

 

Advertisement

Pas kontrollit fizik, 41 vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë.

 

Tiranë

 

Advertisement

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6., operacioni policor i koduar “Start 2023”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. 

 

Lëvizte me armë zjarri pistoletë, Policia kap dhe vë në pranga 41-vjeçarin.   

 

Advertisement

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. 

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative se në rrugën “Teodor Keko”, një shtetas po lëvizte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Start 2023”. 

 

Advertisement

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:  

 

– M. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

 

Advertisement

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy