Ligji për lustracionin/ Alibeaj: Të përfshirët të përjashtohen për 15 vite nga çdo funksion pubik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ligji për lustracionin/ Alibeaj: Të përfshirët të përjashtohen për 15 vite nga çdo funksion pubik

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, këtë të enjte mblodhi tryezën e diskutimit për ligjin e lustracionit. Në fjalën e tij, Alibeaj deklaroi se ky ligj në vendin tonë ka marrë si model Vetting-un e magjistratëve, të cilët pezullohen për 15 vite nga çdo funksion publik. Zyrtarët që do të vërtetohet se kanë bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit duhet të pësojnë të njëjtin fat, sipas Alibeajt.

 

“Është një nga direktivat e Strasburgut. Ne kemi vendosur që duhet të ketë një pezullim për 15 vite që të mos jenë të angazhuar apo militues në shtetin shqiptar ata që kanë qenë punonjës të ish-sigurimit. Kemi marrë si model atë se çfarë është afati i ndalimit në rastin e vetingut të magjistratëve. Këto janë risitë e këtij ligji. Janë të gjithë argumentat që duhen plotësuar.

 

Advertisement

Duhet të jetë një projektligj që do të pranohet nga gjithë shoqëria shqiptare. Ky ligj e ka brenda edhe skepticizmin. Mendohet mos është ky ligj me një përdorim politik të momentit dhe pastaj harrohet si gjithë të tjerët? Ne jemi sy e veshë për të pasuruar dhe pranuar çdo propozim që të jetë i arsyeshëm dhe që ligji të jetë funksional”, është shprehur Alibeaj.

 

Ligji i Lustracionit ka ngjallur mjaft polemika në shoqërinë civile por edhe në Kuvend. Ky ligj cilësohet si vendimtar për “pastrimin” e politikës nga persona që kanë bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit gjatë kohës së diktaturës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy