Lista e zezë e SHBA/ Vishaj: SPAK duhet të fillojë arrestimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lista e zezë e SHBA/ Vishaj: SPAK duhet të fillojë arrestimet

Avokati Sajmir Vishaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Quo Vadis” ku ka folur për shtimin në listën e zezë SHBA të dy personave të tjerë, Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi.

 

Vishaj tha se SPAK duhet të fillojë indiciet për të marrë në përgjësi penale pse jo dhe arrest ndaj këtyre personave.

 

Advertisement

“Unë do të vazhdoj ta ngre zërin, jo për ish kryetarë bashkie, jo për ish ministra, por për ministra aktualë sepse ambasada amerikane ka folur për cdo lloj korrupsioni. SPAK nuk është më ai që ka deklaruar fajtor për një arkë me peshk por SPAK duhet të flasë për ata me miliona euro të cilët kanë blerë pasuri të patundshme në SHBA. Ajo që duhet të presim nga SPAK është që të godasim jakat e bardha, jo për të futur njerëz në burg por për të gjetur paratë tja kthejmë shqiptarëve”, tha Vishaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy