Llalla “peshku i madh” në qeli/ Historia e përplasjes së ish-Kryeprokurorit me SHBA-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Llalla “peshku i madh” në qeli/ Historia e përplasjes së ish-Kryeprokurorit me SHBA-në

Adriatik Llalla është i pari Prokuror i Pergjithshem i cili perfundon ne burg per fshehje te pasurise dhe zyrtari me I larte qe denohet nga institucionet e ngritura ne kuader te reformes ne drejtesi.

Adriatik Llalla u emërua Prokuror i Përgjithshën në nëntor 2012 dhe qëndroi në këtë post deri në  dhjetor te vitit 2017. Viti I fundit I mandatit te tij u karakterizua nga perplasje te forta me Shtetet e Bashkuara te Amerikes per reformen ne drejtesi.

Ne vititn 2017 ambasadori amerikan i asaj kohe Donald Lu e akuzoi publikisht Adriatik Llallen se prej 18 muajsh ka folur kunder reformes ne drejtesi. Si asnjehere me pare Prokuroria e Pergjithshme iu kunderpergjigj diplomatit amerikan duke e akuzuar se po ushtronte shantazh me pikëpamje ‘sorosiane.’

 “Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet,” shkruhej ne deklaraten e prokurorise se pergjithshme.

Advertisement

Por reforma ne drejtesi u miratua dhe nisi zbatimi I saj. Dy muaj pasi procesi I vetingut kishte filluar ndaj tij,  ne 12 shkurt Adriatik Llalla paraqiti doreheqjen nga sistemi I drejtesise duke I shpetuar keshtu skanerit per pasurine.

Nderkaq tre dite me vone, Departamenti Amerikan i Shtetit,  e shpalli non grata duke I klasifikuar atë dhe familjen e tij persona të padëshiruar” për të hyrë në SHBA për shkak të përfshirjes në korrupsion.

Një muaj më vonë, në mars 2018, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  hapi ҫështje penale kundër tij për pastrim parash në përmasa të mëdha, përmes blerjes së tokave me cmime të ulta dhe shitjes se tyre 20-30 herë më shtrenjtë se sa vlera e tregut.

Po atë vit prokurorët sekuestruan apartamentin e Llallës në Tiranë dhe rreth 5.4 hektarë tokë që kishin në atë kohë, sipas të dhënave nga Prokuroria,  një vlerë totale prej më shumë se 98 milionë lekë ose rreth 900,000 dollarë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy