“Luftë e pisët”/ Lajla Përnaska sqaron komplimentet e Veliajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Luftë e pisët”/ Lajla Përnaska sqaron komplimentet e Veliajt

Komplimentimi i kandidates, Lajla Përnaska për Tiranën, nga kreu aktual i kësaj bashkie, Erion Veliaj, bëri që të hamendësohej se Përnaska ka mbështetjen e këtij të fundit.

 

Lidhur më këto aludimi, Përnaska, ka një koment, të cilin e ndau në studion e emisionit Quo Vadis në Vizion Plus.

 

Advertisement

“Unë besoj se ka lidhje me dyshime dhe me skepticizëm. Unë jam shumë e qartë se brenda luftës për pushtet është pjesë e saj dhe ajo që quhet luftë e pistë dhe kur subjekte ose individë brenda politikës që janë konkurentë me ty, nuk ndihen mirë nga fakti që ti garon dhe bëhesh pjesë e garës fillojnë dhe sulme me shpifje nga më të ndryshmet edhe fillojnë këtë lojën e pistë. E kam ndjerë këtë lojën e pistë edhe në përfshirjen time në këtë garë, por nuk më bën përshtypje. Unë jam mësuar me beteja politike, kam marrë përsipër betejat e mia, nuk jam trembur asnjëherë prej tyre dhe kam garuar dhe në situata realisht të disfavorshme për mua, duke filluar nga gara ime e vitit 2005 e në vazhim. Kam ditur e di të përballem edhe me këto lloj sfidash kështu që unë ec përpara, shoh objektivat e mia”, theksoi ajo.

 

Nga ana tjetër, Përnaska theksoi se në fokusin e saj janë takimet me qytetarët dhe prezantimi i programit të saj elektoral me ta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy