Luftë korrupsionit me ekspertë/ Pedagogët e ekonomisë kërkojnë përfshirjen e kontabilistëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luftë korrupsionit me ekspertë/ Pedagogët e ekonomisë kërkojnë përfshirjen e kontabilistëve

Fakulteti Ekonomik dhe ai i Drejtësisë kërkojnë më shumë bashkëpunim mes institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin ekonomik. Dekani Dhori Kule tha se roli i kontabilistëve duhet të marrë rëndësinë e duhur në luftën kundër informalitetit.

 

DHORI KULE

DEKAN I FAKULTETIT EKONOMIK

Advertisement

 

Në luftën kundër korrupsionit ka rëndësi bashkëpunimi, sinergjia dhe integrimi i të gjitha institucioneve. Askush i vetëm nuk mund të bëjë dot gjë, është e vërtetë që në këtë proces ka një proces të rëndësishëm kontabilisti. Këndvështrimi i tij zbulon ato gjëra që nuk i zbulojmë dot ne të tjerët. Prokurimet publike kanë një problem në këndvështrimin ekonomik; ne tenderojmë kostot, në fakt duhet tenderuar fitimi. Qëllon ndonjëherë që të shpallet fitues ai që e ka ofertën më të ulët se kostoja.

 

Pedagogu Sotiraq Dhamo tha se korrupsioni është një fenomen, për të cilin duhen marre masa konkrete.

Advertisement

 

PROF. DR. SOTIRAQ DHAMO

FAKULTETI I EKONOMISË

 

Advertisement

Korrupsioni është një problem i ditës, flitet kudo në çdo vend, nuk ëështë fenomen tipik shqiptar. Roli i kontabilistit nuk është rol i vogël në luftën kundër korrupsionit. Pastaj nëse shikohet që nuk zbatohen rregullat, padiskutim që janë dhe pasojat që sjell ai.

 

Diskutimet për më shumë transparencë dhe reduktim të veprimeve të paligjshme u mbajtën edhe në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Korrupsionit.

 

Advertisement

TITRA:

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy