Macron: Jam i lumtur që ndodhem në Tiranë, kemi projekte konkrete për të diskutuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron: Jam i lumtur që ndodhem në Tiranë, kemi projekte konkrete për të diskutuar

Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se ndihet i lumtur që ndodhet në Tiranë, në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

 

Për mediat, ai theksoi  se kanë projekte konkrete për të diskutuar, ndërsa theksi sipas tij do të jetë tek situata energjitike për shkak të kushteve që janë krijuar nga lufta në Ukrainë.

 

Advertisement

Lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Ne jemi duke punuar që nga marsi, por jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Falenderoj Ramën për këtë samit në një moment shumë të rëndësishëm për ne. Kemi projekte konkrete për të diskutuar. Është e rëndësishme që të kemi solidaritet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë dhe integrimin e kësaj pjese në BE. Do të kemi mundësi edhe së bashku me kancelarin të përgatisim konkluzionet për energjinë. Jemi një vend i madh, kemi çështjen e energjisë për shkak të luftës, megjithatë secili bën punën e vet. Skenari i frikës nuk është për mua”, tha Macron.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy