Maliqi nuk pranon humbjen në Kuçovë/ “Qytetarët votuan opozitën, SPAK dhe ndërkombëtarët të marrin masat”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati i Bashkë Fitojmë në Kuçovë, Lefter Maliqi nuk e ka pranuar humbjen në Bashkinë e Kuçovës.

 

Në një postim në Facebook, ai shkruan se në Kuçovë ka fituar gara e moralshme dhe mbështetja që qytetarët shfaqën për koalicionin Bashkë Fitojmë.

 

Advertisement

Maliqi i ka bërë thirrje SPAK dhe institucioneve ndërkombëtare që të marrin menjëherë masat, për atë që ai e quan mashtrim elektoral.

 

Të dashur miq, njerëz me vlera të Kuçovës që më besuat e votuat, NE FITUAM!

 

Advertisement

Ne fituam betejën e drejtë, fituam garën e moralshme, të besës dhe mbështetjes të çdo banori të ndershëm që kërkoi me bindje ndryshimin.

 

Manipulatorët, të panikosur nga humbja filluan manovrat e vjedhjes, puçit dhe të tjetërsimit të votës.

 

Advertisement

E vërteta triumfoi, KUÇOVA NUK ËSHTË E PS, KUÇOVA NDRYSHOI, KUÇOVA HYRI NË HISTORI!

 

Garantoj, zotohem dhe ju premtoj me të gjithë qënien time se ky rezultat do të zbardhet shumë shpejtë, kjo është dhëmb për dhëmb deri në frymën e fundit, pasi oligarkët vodhën SHPIRTIN tuaj të PASTËR!

 

Advertisement

Të gjitha provat, faktet e ordinerëve po i publikojmë, çdo ditë, deri sa Kuçova  të vij në duart tuaja ashtu siç ma besuat e dorëzuat dje me votën tuaj!

 

I bëj thirrje SPAK, ndërkombëtarëve, OSBE se ky është mashtrimi më i madh elektoral i bërë ndonjëherë, TË MEREN MASAT! Ne nuk ndalemi, ne nuk dorëzohemi dhe do t’i shkojmë deri në fund kësaj beteje të orkestruar nga Oligarku Salillari, kryemashtruesi dhe dështaku Çuçi në krahë të milingonës Hajdari.

 

Advertisement

Mesazhin e morët. KUÇOVA JU SHPORRI, KUÇOVA JU THEU, KUÇOVA DO NDRYSHIMIN!

 

Faleminderit dhe mirënjohje çdokujt që qëndroi me mua në këtë betejë që sapo nisëm bashkë. Do të jem këtu me ju ditë e natë, çdo orë që kalon  deri sa ta zbardhim të vërtetën dhe kërkesën tuaj, madje deri sa  të dorëzojmë në qeli të gjithë organizatën mafioze që ndërhyri në këtë proçes!

 

Advertisement

Faleminderit

 

Lefter Maliqi!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy