Mandati i tretë/ Veliaj fjalim falenderues: Do shërbejë me përulësi pa dallim mes demokratëve dhe socialistëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mandati i tretë/ Veliaj fjalim falenderues: Do shërbejë me përulësi pa dallim mes demokratëve dhe socialistëve

Kreu i konfirmuar në detyrë për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë kryeqytetasit që e votëbesuan në daljen e tij të parë pas fitores së thellë përballë kundërshtarëve.

 

Në fjalën e tij, Veliaj thekson se do shërbejë me përulësi ndaj qytetarëve.

 

Advertisement

Kreu i Bashkisë Tiranë nënvizoi se puna e tij nuk do të dallojë të majtët nga të djathtët.

 

“Falenderoj skuadrën e PS, mezi pres të fillojmë. Ju falënderoj me zemër e konsideruam votën e shenjtë, ditën e shenjtë, na dhanë një mesazh të pastër, një vendimmarrje për një Tiranë që në shumicën dërrmuese të saj do të ecë përpara, do të Tiranë të bëhet akoma edhe më evropiane, kjo fitore më uli në tokë si asnjë mesazh tjetër, ju premtoj përulësi modesti, mëngë të përveshura për ecur përpara, Tirana na tregoi shumë qartë që më shumë se sa gishtin kërkon një dorë të shtrënguar, të flasim drejt dhe ti shohim në sy. Dua të falënderoj edhe ata që mendojnë ndryshe nga ne, u them të gjithë demokratëve që jam kryetari juaj, do ju shërbej me përulësi, duke siguruar që në rrugët tona, si ky shesh cilësia shërbimi ofrohet për të gjithë njësoj”, thekson ai.

 

Advertisement

Veliaj u rikonfirmua në mandatin e tij të tretë në krye të Tiranës, duke fituar me mbi 58 mijë vota diferencë ndaj rivalit të tij kryesor, Belind Këlliçit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy