Maqedonia e Veriut buzë greminës: Pse Perëndimi i frikësohet ringjitjes në pushtet të VMRO-DPMNE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maqedonia e Veriut buzë greminës: Pse Perëndimi i frikësohet ringjitjes në pushtet të VMRO-DPMNE

Nga Janelle Clausen &Leon Hartwell

“Center for European Policy Analysis”

Nuk është asnjëherë një lajm i mirë, kur një parti politike me një histori të gjatë të nacionalizmit dhe një kriminalitet antagonist, kërcënon ta rimarrë pushtetin. Dhe kjo gjë është dyfish e tillë në Ballkan, për shkak të historive konfliktuale.

Prandaj ngjarjeve që po zhvillohen së fundmi në Maqedoninë e Veriut ia vlejnë një vëmendje emergjente, për shkak se ajo që duket si një mosmarrëveshje shumë lokale,mund të marrë befas një rëndësi më të madhe. Problemet e fundit nisën kur partia në pushtet, Unioni Social Demokrat i Maqedonisë (LSDM), doli shumë keq në zgjedhjet lokale.

Advertisement

Këto zgjedhje ishin një sinjal i mundshëm për zgjedhjet parlamentare, të cilat mund të mbahen para kohe. Dhe në rast se ato do të fitohen nga opozita e Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase- Partia Demokratike për Bashkimin Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE), e cila për pak sa nuk e rrëzoi qeverinë në një votëbesim në parlament – mund të ketë pasoja serioze shumë negative.  

Së pari, anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, do të bëhej akoma më i vështirë; dhe së dyti, kjo gjë mund të ndezë sërish flakët e mosmarrëveshjeve me fqinjët, të cilët janë lehtësisht në gjendje që t’ia vështirësojnë jetën një vendi që nuk ka dalje në det.

Ky skenar mund të dëmtojë më tej reputacionin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetet perëndimore. Me pak fjalë, ajo çka ndodh në Shkup ka shumë rëndësi. Pesë vjet më parë, LSDM dëboi nga pushteti nacionalistët e VMRO-DPMNE. Një vit më vonë, ajo fitoi kontrollin e bashkive më të mëdha të vendit, 57 nga 80 në total, duke i lënë opozitës vetëm 5 të tilla.

Tani LSDM mezi po qëndron në këmbë. Opozita fitoi në42 komuna, përfshirë kryeqytetin Shkup, duke e lënë partinë në pushtet me kontrollin e vetëm 16 qyteteve. Humbja e rëndë e nxiti jo vetëm liderin e partisë Zoran Zaev të shpallte dorëheqjen e tij si kryeministër, por edhe kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të paraqiste një mocion mosbesimi, që nëse do të kishte pasur sukses do të kishte çuar në formimin e një qeverie të re.

Advertisement

Vetëm largimi nga salla i deputeti Kastriot Rexhepi në minutën e fundit, deputet ky i një partie shqiptare, i mohoi opozitës pragun prej 61 votash (pak më vonë Rexhepi u rishfaq në sallë për të mohuar pretendimet e opozitës se ai ishte rrëmbyer).

Vendi është shumë i përçarë,dhe rruga e tij e ardhshme mbetet e paqartë. Diplomatët perëndimorë po angazhohen shumë këto kohë për zgjidhjen e ngërçit. Deputeti Rexhepi përmendi në mënyrë specifike “sinjalet e forta nga partnerët tanë strategjikë” si një shpjegim për mos-pjesëmarrjen e tij në votimin e rëndësishëm, “për të mirën e proceseve”. 

Por çfarë mund të bëjë partia në pushtet? Pa një shumicë dhe një udhëheqje të qartë, ajo ka të ngjarë ta ketë shumë të vështirë të miratojë ligjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me reformat e nevojshme për të luftuar korrupsionin, si dhe për të përmbushur kërkesat e anëtarësimit në BE.

Një faktor që mund t’i përkeqësojë gjërat më tej, është zhgënjimi popullor ndaj aspiratave të parealizuara evropiane. Po ashtu mund të dëmtojnë jo pak edhe problemet,si kriza e vazhdueshme energjetike. Por le të numërojmë arsyet se përse VMRO-DPMNE, shkakton një alarm të tillë në Perëndim.

Advertisement

Së pari, kjo parti është ultra-nacionaliste, pra në një kontrast të plotë me multinacionalizmin që kërkon Bashkimi Evropian. Ndërkohë, kjo parti propagandon “antikvizacija”, një term i përdorur nga kundërshtarët për të përshkruar politikën identitare të VMRO-DPMNE, e cila e gjurmon republikën moderne tek sundimtari helen, Aleksandri i Madh. S’ka nevojë të thuhet se në këtë version të historisë nuk ka ndonjë vend domethënës për minoritetet.

Së dyti, gjatë qëndrimit të saj në pushtet, VMRO-DPMNE ishte shumë e njohur për nepotizëm, patronazh dhe për akte të drejtpërdrejta kriminale, përfshirë pastrimin e parave. Ish-lideri i partisë dhe kryeministri Nikola Gruevski,ka përgjuar më shumë se 20.000 njerëz në një vend të vogël prej 2.1 milionë banorësh. Në fakt ajo ishte kriza, që e katapultoi LSDM-në në pushtet.   

Së treti, gjatë viteve të fundit, VMRO-DPMNE ka kaluar nga një pozicion pro-BE dhe pro-NATO-s në një retorikë në dukje pro-ruse dhe disi anti-perëndimore. Kjo është e nxitur nga Rusia dhe Serbia, të cilat kanë punuar për të promovuar ndjenjat anti-perëndimore dhe për të mbjellë përçarje në Maqedoninë e Veriut.

Së katërti, dhe e lidhur me çështjen e lartpërmendur, kjo partia ka një lidhje me dy fqinjët e NATO-s:Greqinë dhe Bullgarinë. Ajo ka pasur një qëndrim të fortë kundër Marrëveshjes së Prespës, e cila zgjidhi një sërë mosmarrëveshjesh midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe e ka kundërshtuar hapur Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë, një marrëveshje dypalëshe që synon të forcojë marrëdhëniet midis 2 vendeve.    

Advertisement

Pra mesa duket, ekzistojnë arsye të forta për t’iu frikësuar rikthimit në pushtet të VMRO-DPMNE-së. “Antikvizacija”rrezikon që të forcohet në një vend që përbëhet nga maqedonas (64 për qind), shqiptarë (25 për qind), turq (3.5 për qind), romë (2.6 për qind) dhe grupe të tjera etnike.

Ndërkaq, ajo mund të kërcënojë të rihapë mosmarrëveshjen mbi emrin me Greqinë, dhe të zhbëjë Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë. Përkeqësimi i marrëdhënieve me 2 fqinjët do të siguronte “karburant” për nacionalistët grekë dhe bullgarë, dhe të dyja qeveritë do të detyroheshin që të bllokonin për një periudhë të pacaktuar procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Kjo gjë do të krijonte një tension të panevojshëm midis tre aleatëve të NATO-s,si dhe do tëdobësonte aleancën, e cila vepron në bazë të konsensusit. Fituese në këtë skenar, siç ndodh shpeshherë kur gjërat shkojnë keq, do të ishte Rusia dhe miqtë e saj në Serbi.

Çfarë mund të ndihmojë në këtë situatë? Një deklaratë serioze e BE-së në mbështetje të anëtarësimit të afërt të vendit, dhe apeli për një qeveri të moderuar, mund t’i japë një farë ndihme një lidershipi të çorientuar, ashtu si edhe angazhimi aktiv në terren nga aleatët e NATO-s.

Advertisement

SHBA, BE dhe Britania e Madhe, duhet të vazhdojnë të promovojnë masat kundër korrupsionit, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut. Rusia – e akuzuar  për organizimin e përpjekjes së dështuar për grusht shteti në vitin 2016 – duhet të monitorohet nga afër veçanërisht për shkak të përpjekjeve të saj për ndërhyrje në zgjedhje, sidomos duke pasur parasysh se është e mundur mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.   

Për të ndezur “zjarret nacionaliste”, pro-ruse dhe anti-perëndimore të VMRO-DPMNE-së, nuk duhen shumë përpjekje. Prandaj, mbështetja për Maqedoninë e Veriut duhet të orientohet në drejtim të ndihmës ndaj këtij vendit, për të luftuar keqinformimin dhe parandalimin e sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga shteti, që synojnë manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme. Pjesa tjetër është në dorën e popullit të Maqedonisë së Veriut.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy