Marshim kundër emigrimit në Elbasanit, klerikët apel për zgjidhjen e situatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marshim kundër emigrimit në Elbasanit, klerikët apel për zgjidhjen e situatës

Një grup qytetarësh në Elbasan marshuan për të dhënë mesazhe mbi fenomenin e emigracionit masiv me të cilin po përballet vendi.

 

Gjatë marshimit paqësor, të organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar, u kërkua hartimi i një strategjie kombëtare për të ndalur valën e emigracionit.

 

Advertisement

Duke kerkuar reflektim per situaten mitropoliti i Elbasanit tha se askush nuk largohet nga vendlindja me dëshire, por nga nevoja.

 

Ndërsa për koordinatorin e Qendrës për Bashkëpunim Fetar, emigracioni nuk duhet trajtuar vetëm si braktisje e vendit.

 

Advertisement

Në marshim ishin ftuar të merrnin pjesë qytetarë, aktivistë, intelektualë dhe përfaqësues të partive politike, por këta të fundit nuk u bashkuan.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy