Masa ajrore të ftohta dhe ngrica/ Parashkimi i motit për këtë fundjavë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masa ajrore të ftohta dhe ngrica/ Parashkimi i motit për këtë fundjavë

Vendi ynë ditën e sotme do të ketë mot të ndikuar nga masa ajrore të ftohta dhe të qendrueshme. Këto do të sjellin mot të kthjellët me ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në zonat kodrinore e malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesisht nga kuadrati i veriut 1 deri 8m/sek e në bregdet hera herës 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore -2 deri 10°C në zona e ulëta 0 deri 15°C në zona bregdetare 4 deri 15°C

Advertisement

Ditën e diel në vend do të ketë qarkullim të masave ajrore të qendrueshme të cilat do të sjellin mot të kthjellët me ngrica përgjatë akseve rrugore në zonat kodrinore e malore. Era do të kthejë drejtim nga juglindja e jugperëndimi 1 deri 6m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore 10-12m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -5 deri 10°C në zona e ulëta -1 deri 15°C në zona bregdetare 3 deri 15°C
Në rajonin e Ballkanit do të ketë ndikim të masave ajrore të qendrueshme të cilat do të sjellin mot të kthjellët me vranësira të lehta kalimtare në të gjitha vendet. Problematike do të mbeten ngricat në rrugë përgjatë zonave malore.

Advertisement

Rrymat e ftohta ditën e nesërme do të pësojnë spostim drejt lindjes së kontinentit duke sjellë ngrica e vende vende reshje dëbore. Masat e paqendrueshme do të ushtrojnë ndikimin deri në veri të Francës, ndërsa në Mesdhe do të ndikojnë masat e qendrueshme të cilat do të sjellin mot të kthjellët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy