Mashtroi mbi 300 mijë shtetas turq/ Gjykata e Elbasanit merr vendimin për ekstradimin e Faruk Ozer

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mashtroi mbi 300 mijë shtetas turq/ Gjykata e Elbasanit merr vendimin për ekstradimin e Faruk Ozer

Gjykata e Elbasanit ka marrë vendimin për të ekstraduar drejt Turqisë bosin e kriptomonedhave, Faruk Ozer.

 

Ky vendim është marrë në seancën që u mbajt sot, në të cilën bosi turk dhe avokati i tij nuk ishin prezent.

 

Advertisement

Faruk Ozer u arrestua në 30 gusht të këtij viti në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia.

 

Ai u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë cash, të cilat i kishte fitua duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, ‘Thodex’.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy