Mazniku:  Kullat i shërbejnë hotelerisë, do të realizojmë të gjitha projektet e premtuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mazniku:  Kullat i shërbejnë hotelerisë, do të realizojmë të gjitha projektet e premtuara

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku ka mohuar nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjen e 14 majit. Në një intervistë për Vizion Plus, Mazniku deklaroi se prezantimi i planit 5-vjeçar për Tiranën nga kreu i kësaj Bashkie, në fakt është një procedurë normale pune.

 

 

“Nuk ishte një hapje fushate, sot kishim si pjesë të një procedure normale të punës mbylljen e ciklit strategjik  pesë vjeçar të Bashkisë që ka mbaruar këto ditë dhe është normale prezantimi publik të planit të bashkisë për pesë vjeçarin e ardhshëm”, tha Mazniku.

Advertisement

 

Në të njëjtën kohë ai bëri me dije se hapja e fushatës do të jetë me 15 prill, një muaj përpara zgjedhjeve siç parashikohet dhe në ligj.

 

“Hapjen e fushatës do ta shikoni me patjetër, ajo do të jetë më shumë gjasa me 15 prill”, shtoi ai.

Advertisement

 

Lidhur me projektet e shumta të prezantuara në letër nga Bashkia Tiranë, Mazniku deklaroi se konkretizimi i tyre do të bëhet në disa forma. AI theksoi se realizimi i projekteve do të nisë që nga vetëfinancimi nga buxheti i Bashkisë, buxheti i shtetit dhe deri tek PPP-të apo financimet e ndërkombëtarëve.

 

“Do të përdorim të gjitha mekanizmat financiare për t’i realizuar”, shtoi ai.

Advertisement

 

 

Nga ana tjetër akuzave për lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia Tiranë, Mazniku iu përgjigj se tregu ka kërkuar zhvillim dhe ndërtesat po modernizojnë qytetit. Sipas tij, objektet e larta i shërbejnë sektorit të hotelerisë në vend.

 

Advertisement

 

“Unë besoj që qyteti është fakti më i mirë i mbrojtjes së këtij argumenti. Tregu ka kërkuar zhvillim. Këto janë të gjitha objekte që kanë qenë tejet mase të suksesshme. Në një pjesë të madhe të ndërtesave të larta janë objekte që janë në shërbim të hotelerisë.Kur ne ndërtojmë ose japim mundësinë sektorit privat të ndërtojë objekte të reja, moderne ato që janë të fundit e asaj që është arkitektura moderne e botës, ne kemi mundësinë që të kapim kohën e humbur dhe të ndërtojmë objekte të cilat funksionojnë mirë”, deklaroi Mazniku.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy