Mbështeten bizneset “start up”/ Projekti i mbështetur nga OSBE nxit të rinjtë në nisma inovatore 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbështeten bizneset “start up”/ Projekti i mbështetur nga OSBE nxit të rinjtë në nisma inovatore 

Këtë të hënë u çel në Tiranë projekti shumëvjeçar rajonal me temë “Zhvilluesit dhe sipërmarrësit e rinj për avancimin e bizneseve start-up në Ballkanin Perëndimor”.

 

Përmes kësaj nisme synohet të përmirësohet bashkëpunimi mes autoriteteve vendore, sektorit privat dhe atij të arsimit për të krijuar një ekosistem rajonal për të rinjtë sipërmarrës.

 

Advertisement

Duke u ndalur tek ajo që po ndodh sot në Ukrainë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha gjatë aktivetetit sesa me rëndësi është që të kesh marrëdhënie fqinjësore të mira, për të arritur ambiciet.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Advertisement

“Para Vitit të Ri takova kryebashkiakun e Kievit që më fliste për probleme të ngashme si ne në Tiranë. Përveç një detaji që na ndan që ka të bëjë me kush është fqinji kur i adreson këto probleme. Është e rëndësisjme të kesh edhe fqinjin në përmbushjen e ambicieve të tua. OSBE është agjenti më i rëndësishëm për të ofruar këtë mision. Është e rëndësishme të mendosh edhe fqinjët sot, kur shohim çfarë po ndodh në Ukrainë.”

 

Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri, ambasadori Vincenzo del Monaco theksoi rëndësinë që marrin projekte të tilla mbështetëse për të rinjtë, me qëllim që ata të mos largohen nga vendi.

 

Advertisement

VINCENZO DEL MONACO

KRYETAR I PREZENCES SE OSBE, SHQIPERI

“Mbështetja për këtë projekt po jep frytet që tani. Ky është një investim ku ne mund të besojmë. Ne jemi këtu sepse ne besojme te të rinjtë, te vizioni i tyre dhe dëshira e tyre për të bërë gjëra inovatore. Kështu do të punojmë për një shoqëri më të mirë. Le të bashkojmë forcat dhe të ecim përpara.”

 

Advertisement

Ndërsa ambasadori Igli Hasani u shpreh se të rinjtë duhen mbështetur për të pasur një shoqëri që përshtatet me nevojat post-pandemike.

 

IGLI HASANI

KOORDINATOR I VEPRIMTARIVE EKONOMISE DHE MJEDISORE, OSBE

Advertisement

“Të rinjtë janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie. Për këtë arsye, është përgjegjësia jonë për t’i dhënë formë energjisë së tyre për të prodhuar ndryshime pozitive në shoqëri. Si OSBE, ne duam të japim një sinjal të fortë që të rinjtë janë pjesë e zgjidhjes. Shërimi pas pandemisë kërkon një model biznesi smart, me fokus te njerëzit dhe mjedisi. Promovimi i të rinjve pas pandemisë është të promovosh vizionin ku të rinjtë punojnë bashkë përmes teknologjisë.”

 

Mbështetja për start up është zhvilluar dukshëm në Shqipëri gjatë viteve të fundit, ndërsa këtë vit merr një vëmendje të veçantë sepse Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe është një mundësi ndërlidhjeje mes sipërmarrësve të rinj, investitorëveorganizatave të ndryshme dhe institcioneve publike.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy