Mbledhja e Asamblesë së PS, Rama: Jemi në një proces të rëndësishëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbledhja e Asamblesë së PS, Rama: Jemi në një proces të rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama e konsideroi si proces të rëndësishëm mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në një prononcim për mediat, kryeministri deklaroi se partia po i nënshtrohet një reformimi të strukturave të saj.

“Jemi në një proces të rëndësishëm”, tha ai.” “Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi mbledhur këtu për të bërë një analizë dhe për të ndërmarrë veprime të tjera”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, kryeministri refuzoi të përgjigjet lidhur me ish-numrin dy të qeverisë, Arben Ahmetaj dhe akuzat e forta që ai ka hedhur në drejtimin e tij.

Arsyeja e thirrjes së këtij forumi drejtues nga kryesocialisti Edi Rama lidhet me raportimin për përmbushjen e detyrave që iu është lënë në Kongresin e 8 Dhjetorit për të shtuar radhët e çdo organizate socialiste.

Advertisement

Kjo gjë është bërë e ditur edhe në ftesën që ju është shpërndarë anëtarëve, ndërsa mësohet se një nga detyrat që ka Asambleja është dhe organizimi i zgjedhjeve në parti brenda Marsit nga të cilat do të dalin emrat e kryetarëve të rinj të partisë në çdo bashki, por do të votohet dhe për delegatët e Kongresit./vizionplus.tv/

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy