Bëni Like Struga.info në Facebook


McGonigal deklaron pafajësi mbi akuzat për marrje parash dhe mosraportim të kontakteve me zyrtarë të huaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
McGonigal deklaron pafajësi mbi akuzat për marrje parash dhe mosraportim të kontakteve me zyrtarë të huaj

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u deklarua i pafajshëm sot në gjykatë, lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera.

 

 

Siç vihet në dukje në akt-padi ai ka patur kontakte të shumta mes të tjerash me biznesmenë, ish zyrtartë dhe zyrtarë shqiptarë.

Advertisement

 

 

Në një seancë të gjykatës së Uashingtonit që zgjati më pak se 15 minuta dhe ku i pandehuri McGonigal mori pjesë virtualisht, u ra dakord që ai të gjykohej në gjendje të lirë dhe që një seanca e ardhshme të mbahet në një moment të dytë. Seanca u përqendrua kryesisht në detajet teknike të procesit.

 

Advertisement

 

Të hënën, ai nuk i pranoi akuzat e tjera të ngritura ndaj tij në Nju Jork, se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Gjykata vendosi që ta lërë të lirë kundrejt pagesës, gjatë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy