Më pak nxënës në Vlorë e Himarë, disa shkolla ende në proces rikonstruksioni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Më pak nxënës në Vlorë e Himarë, disa shkolla ende në proces rikonstruksioni

Vlora dhe Himara këtë vit të ri shkollor do të ketë më pak nxënës, që ulen në bankat e klasës së parë dhe të dhjetë. Sipas të dhënave nga zyra vendore e arsimit parauniversitar të bashkisë janë regjistruar deri më tani nga klasa e parë e deri në të 12-tën 12 mijë e 300 nxënës.

 

IRENA TOSHKALLARI  

DREJTORJA E ZVA VLORË 

Advertisement

 

“Kemi 2 përqind nxënës më pak. Në klasën e parë rezultojnë të regjistruar 1007 nxënës, nga 1068 që frekuentuan vitin e kaluar,pra 61 më pak. Në klasat e dhjeta janë regjistruar 1057 nxënës , 03 nxënës më pak se një vit më parë.”

 

Megjithatë ulja e numrit të nxënësve nuk do të shoqërohet me mbyllje të shkollave apo shkurtim stafi.

Advertisement

 

IRENA TOSHKALLARI

DREJTORJA E ZVA VLORË 

 

Advertisement

“Nuk kemi asnjë shkollë të mbyllur për këtë vit. Edhe stafi akademik nuk do të lëvizë”.

 

Për sa i takon infrastrukturës së objekteve arsimore, probleme paraqet vetëm shkolla e fshatit Kërkovë , ndërsa 2 shkolla të tjera 9-vjeçare, “Lef Sallata” dhe “Avni Rustemi”, do t’i nënshtrohen rikonstruksionit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy