Më pak prodhim vendas në 2022, shkak rritja e çmimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Më pak prodhim vendas në 2022, shkak rritja e çmimeve

Trefishimi i inputeve bujqësore për fermerët janë një sinjal i qartë për një mungesë të mundshme të prodhimit vendas gjatë këtij viti. Shqetësimi konstatohet nga sindikata e fermerëve. Eduard Sharka, i ftuar në “E-ZONË” në “Vizion Plus” thotë se prodhuesit e serave kanë blerë gati 20% fidanë më pak për mbjellje, çka do të thotë se do të ketë një mungesë prodhimi në vend.

 

“Ne kemi kohë që ngremë shqetësimin se prodhimi vendas do të jetë minimalisht 20% më pak këtë vit dhe kjo konstatohet nga prodhuesit e serave. Ajo çka mund të them është që do të mungojnë ato produkte që janë të destinuara për treg, pasi prodhimet e vogla do të shkojnë për konsum familjarë”, shprehet Sharka.

 

Advertisement

Sharka apelon për një vëmendje më të shtuar të qeverisë, pasi edhe fondi prej 3.8 mld lekë që do të injekohet në bujqësi është i pamjaftueshëm përballë kësaj rritje kostosh.

 

“Të kontribuosh me 20 % të prodhimit të brendshëm bruto si sektor bujqësor dhe të marrësh një financim prej 3.8 miliard lekë është qesharake. Nga kjo shifër, 100 milion lekë janë para që vijnë si pasojë e vendosjes së TVSH për inputet në masën 10 %. Pra, e thënë ndryshe, ky nuk është një fond i rritur për bujqësinë, por më i ulët se një vit më parë”, shpjegon Sharka në “E-ZONË”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy