Me pistoletë, silenciator, fishekë e drogë me vete/ Arrestohet 39 vjeçari në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me pistoletë, silenciator, fishekë e drogë me vete/ Arrestohet 39 vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39 vjeçpasi është kapur me lëndë narkotike dhe pistoletë me vete.

 

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se 39 vjeçarit Jetmir Madani i janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë.

 

Advertisement

Njoftimi i policisë:

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ekol”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. 

 

Advertisement

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”.

 

Qarkullonte me armë zjarri dhe lëndë narkotike me vete, vihet në pranga 39-vjeçari.

 

Advertisement

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ekol”. 

 

Advertisement

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

 

– J. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Polisicë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe një lënde të dyshuar narkotike kokainë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy