“Më shumë investime në teknologji”/ Veliaj: Nxënësit e shkollave të reja kanë performancë më të mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Më shumë investime në teknologji”/ Veliaj: Nxënësit e shkollave të reja kanë performancë më të mirë

aNga Forumi Ndërkombëtar i Inovacionit të Arkitekturës dhe Teknologjisë, kryebashkiaku Erion Veliaj e ndali theksin te ndikimi që ka në rezultatet e nxënësve infrastruktura e shkollës.

 

Sipas tij, shkollat e reja me dizajn bashkëkohor kanë rritur performancën e nxënësve.

 

Advertisement

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Ajo që kemi vënë re në disa prej projekteve tona është se nxënësit që mësojnë në shkollat e reja kanë një performancë më të mirë. E teksa shikoj rezultatet e nxënësve dhe faktin si ka ndryshuar infrastruktura e shkollave ka ndryshuar, vë re se edhe arkitektura ka rëndësi. Nuk është vetëm estetikë, por ka të bëjë shumë mënyra se si kemi investuar në shkolla. Ka një raport të drejtë mes rezultateve të nxënësve dhe shkollave që kanë një dizajn bashkëkohor. Madje, edhe në shkollat e vjetra, ku ka pasur rinovime apo ndërhyrje në infrastrukturë, kanë ndikuar për mirë tek fëmijët.”

Advertisement

 

Duke folur për teknologjinë, edhe te Piramida, e cila shumë shpejt do të hapë dyert për t’u shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë.

 

ERION VELIAJ

Advertisement

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Në thelb, Piramida është një shkollë. Dikur e quanim ‘Pallati i Pionerëve’, kurse tani në kapitalizëm është ‘Pallati i Pionerëve’ për IT, teknologjitë e reja dhe botën digjitale. Sot gjithmonë e më shume, edhe arkitektura, duhet të mbajë hapin e teknologjisë, kështu që pyetja është: Si të ndërtojmë një shkollë ku flitet gjithmonë e më shumë për inteligjencën artificiale?”

 

Gjatë forumit u diskutua për mundësi të reja bashkëpunimi në fushën e arkitekturës dhe teknologjisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy