Mediumi boshnjak: Këta janë spiunët rusë që punojnë në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mediumi boshnjak: Këta janë spiunët rusë që punojnë në Kosovë

Andrei Nikolayevich Antonov nuk është i vetmi. Së paku dhe pesë diplomatë rusë që kanë shërbyer në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, kanë qenë zyrtarë operativë të inteligjencës ruse, shkruan mediumi hulumtues boshnjak Istraga.ba.

Istraga pretendon se ka gjetur emrat e spiunëve të tjerë dhe biografitë e tyre.

Publikimi i këtyre emrave vjen pasi autoritet kosovare e shpallën “non grata” zyrtarin rus të UNMIK-ut, Andrei Nikolayevich Antonov.

Sipas këtij mediumi, zyrtarët e inteligjencës ruse punojnë për të provokuar konflikt ndër-etnik për ta vonuar procesin negociuese të Kosovës dhe t’i prezantojnë enklavat serbe në Kosovë si zona të rrezikuara.

Advertisement

Këta zyrtarë e kanë sfiduar në vazhdimësi sovranitetin e Kosovës dhe sigurinë nacionale, duke tentuar ta paraqesin Kosovën si “shtet i dështuar”.

Ata, shkruan mediumi, kanë mbështetur gjithashtu strukturat ilegale në veri të Kosovës që ta minojnë shtrirjen e rendit dhe ligjit në atë pjesë.

Igor Kulga

“Kam filluar karrierën ushtarake në vitin 1986, si kadet i Akademisë Ushtarake. Pas diplomimit, kam lëvizur në pozita të ndryshme si oficer i ushtrisë ruse”, ka shkruar Igor Kulga në biografinë e tij publike.

Në profilin e tij në Linkedin thotë se është një gardian me eksperiencë me histori të dëshmuar në marrëdhënie ndërkombëtare. Ka aftësi në situata të krizave, qeverisjes, menaxhim emergjent, siguri fizike dhe planifikim strategjik. Ka gjithashtu master në administratë publike nga Akademia Ruse për Ekonomi dhe Administratë Publike.

Advertisement

Aktualisht është zyrtar i OKB-së në Egjipt, dhe pozita e tij e fundit ushtarake ishte Shef i Sektorit në Departamentin e Bashkëpunimit Ushtarak. Kulga ishte në Kosovë gjatë viteve 2007 – 2010.

Olga Mokrova

Olga Mokrova gjithashtu ishte në Departamentin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, si pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake.

Sipas profilit të saj, ka punuar si analiste në inteligjencën ushtarake në Taribunalin e Hagës nga viti 2003 deri në 2006.

Mokorova ka shërbyer në Kosovë nga viti 2009 deri 2010 dhe aktualisht punon në Kombet e Bashkuara, Departamenti për Siguri në Lindjen e Afërt. Ajo shkollimin e ka kryer në Akademinë Ushtarake të Rusisë.

Advertisement
Vyacheslav Gannenko

Ky oficer i inteligjencës së ushtrisë ruse ka qenë në Kosovë në vitet 2002 dhe 2003. Vyacheslav Gannenko ka shërbyer si pjesë e policisë ruse të kontingjentit në Kosovë. Më herët kishte shërbyer si oficer i inteligjencës në KGB. Aktualisht është komandant i policisë ruse në kontingjentin e Kombeve të Bashkuara në Sudan.

Alexander Kasatkin

Nuk është gjetur foto e Kasatkin. Ai ka punuar pr Kombet e Bashuara Misioni në Kosovë nga viti 2007 deri 2010. Sipas informatave, Alexander Kasatkin ishte kolonel në shërbimin inteligjent të ushtrisë ruse. Para se të bëhej pjesë e UNMIK-ut, ishte anëtarë i misionit të Kombve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy