Mesiç: Beogradi po synon Serbinë e madhe, është duke ndërhyrë në rajon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mesiç: Beogradi po synon Serbinë e madhe, është duke ndërhyrë në rajon

Në punët e brendshme të Malit të Zi, përmes Kishës Ortodokse Serbe, “ka ndërhyrë një politikë që dukej se kishte ndaluar me kohe në rajonin tonë.

Por, disa po e rikthejnë atë. Po e rikthejnë përmes mesazhit të ‘botës serbe’”, deklaroi ish presidenti kroat, Stipe Mesiç në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Europa e Lirë.

“Është e qartë se dikush nuk mund të çlirohet nga synimet për shtet të madh”, tha Mesiç ndërsa komente tensionet që shkaktoi në Malin e Zi shugurimi i kreut të Kishës Ortodokse Serbe atje, Joanikije.

Ish-kreu i shtetit kroat theksoi se në Ballkan nuk mund të ketë ndryshim të kufijve, ndërsa për Kosovën thotë se është njohur në masë të madhe dhe se të tjerët që nuk e kanë pranuar, “do ta bëjnë këtë”. “Në vend që të luftojnë në vendin e tyre për më shumë të drejta civile, për standard më të lartë të jetesës, për më shumë punësim, për bashkëpunim më të madh midis vendeve të rajonit, ata përsëri ëndërrojnë për ndërhyrje të mëdha në kufij.

Advertisement

Por, ndërhyrje në kufij nuk ka. Nëse nuk kanë qenë të mundura ndryshimet e kufijve në rajonin tonë, me 100,000 viktima, me aq armë dhe ushtri, çfarë budallai duhet të jetë ai që mendon se kjo mund të ndodhë tani? E gjithë bota, e mbi të gjitha Europa, është kundër çdo shkeljeje të kufijve që ekzistojnë sot”, u shpreh Mesiç.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy