Meta konfirmon ndarjen nga Kryemadhi: Do divorcohemi, kam vënë në dijeni edhe djalin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta konfirmon ndarjen nga Kryemadhi: Do divorcohemi, kam vënë në dijeni edhe djalin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar publikisht ndarjen nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ai bëri me dije se ka depozituar këtë të enjte kërkesën e tij në gjykatë për zgjidhje martese.

Po ashtu, Meta theksoi se këtë vendim ia ka bërë të ditur edhe djalit të tij, i cili ishte në dijeni të problemve mes çiftit.

“Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, tha ai.

Ky vendim vjen pas hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Metës dhe Kryemadhit, të cilët janë nën hetim pasuror./vizionplus.tv./

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy