Meta në SPAK/ Analisti: Shumë dosje “ringjallen” në momente specifike, zyrtarët po dënohen njësoj si hallexhinjtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta në SPAK/ Analisti: Shumë dosje “ringjallen” në momente specifike, zyrtarët po dënohen njësoj si hallexhinjtë

Analisti Ermal Hasimja ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë.

 

Në një intervistë për Vizion Plus me Aleksandër Furxhi, Hasimja foli për paraqitjen e Ilir Metës në SPAK për aferën CEZ-DIA. Sipas tij, në momente specifike ka shpesh herë “ringjallje” të dosjeve dhe kjo sipas tij ngre dyshime ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

 

Advertisement

“Duket sikur ka shpesh ringjallje të dosjeve të caktuara në politikë. Këto janë në momente specifike dhe jo në momente të qeta dhe na bën të dyshojmë tek drejtësia. Ka edhe raste të tjera. Duhet ti besohet dyshimeve të opozitës. Është kjo, Gërdeci, 21 janari etj”.

 

Analisti më tej iu është përgjigjur edhe deklaratave të kreut të PD Sali Berisha, i cili tha se Shqipëria është një  republikë prokurorësh.

 

Advertisement

Sipas Hasimes, nëse do të ishte e tillë, atëherë shumë zyrtarë do të ishin pas hekurave.

 

“Nëse Shqipëria do ishte një republikë prokurorësh ne do kishim burgje të mbushuar me zyrtarë. Nuk kemi pasur dënime zyrtarësh. Edhe nëse ka është mjaft tolerant. Ata dënohen sa një xhepist autobusi ose hallexhi që nuk ka paguar energjinë. Nuk e shoh si republikë prokurorësh. Kushti kryesor duhet të ishte pavarësia e drejësisë”.

 

Advertisement

Analisti foli edhe për çështjen “McGonigal”, që ka nxitur debatet në skenën politike.

 

Hasimja tha për Vizion Plus se hetimet e thelluara nga drejtësia amerikane mund ta fusë Ramën në një konflikt me SHBA.

 

Advertisement

“Shqiptarët nuk i bezdis kjo ccështje nisur nga analiza se si funksionon. Një pjesë e elektoratit, ai i majti, mund ta shoh edhe si vlerësim sa i zoti është Rama. Aj që e nxit opozitën është nuhatja në ajër që SHBA mund të nxjerrë të palarë kryeministrin Rama. Nuk ka të bëjë kjo ccështje me moralin e politikës se nuk e kanë as politikanët dhe as elektorati.

 

Ky hetim mund ta fusë Ramën në një konflikt me SHBA”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy