Meta paralajmëron zgjedhje të parakohshme: Rama zgjat edhe pak muaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta paralajmëron zgjedhje të parakohshme: Rama zgjat edhe pak muaj

Zgjedhjet e parakoshme parlamentare janë të paevitueshme sipas kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

 

Meta thekson se skandalet që sipas tij kanë përfshirë qeverinë do të jenë dhe arsyeja e rrëzimit të saj.

 

Advertisement

“Edhe të duam ne ta lëmë Edi Ramën deri në 2025-ën nuk e lënë skandalet ku ai është zhytur, zgjat edhe pak muaj”, tha Meta. “Nuk është thjesht problemi për të mundur PS se ne nuk e kemi garën thjesht me PS, përkundrazi kjo është një garë për të shpëtuar dhe socialistët nga një sekt shushunjash që nuk i pyet as për kandidatë, as për asgjë, as për taksat që iu vë. Këtu është një betejë e një shoqërie ndaj një sekti që ka shkelur Kushtetutën, që bën ligje mbi Kushtetutën, që bën vendime mbi ligjet, që ka krijuar një anormalitet, që kërkon t’i lodhë qytetarët që ose të nënshtrohen ose të ikin nga vendi”, shtoi Meta.

 

Kreu i Partisë së Lirisë theksoi se ndonëse kryesocialisti Rama po përdor çdo element për të imponuar votat në favor të tij, opozita sërish do të fitojë thellë në vendoret e 14 majit. Meta theksoi se rezultati do të jetë vendimtar edhe në bashkitë më të mëdha të vendit, ku kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të korrin një rezultat të kënaqshëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy