Bëni Like Struga.info në Facebook


Meta: Parlamenti kontrollohet në mënyrë mafioze, 14-maji deciziv për shqiptarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta: Parlamenti kontrollohet në mënyrë mafioze, 14-maji deciziv për shqiptarët

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar situatën politike në vend.

 

Në studion e Quo Vadis përballë moderators Pranvera Borakaj, Meta ka deklaruar se zgjedhjet vendore të 14 majit do të jenë diciziv për shqiptarët dhe pluralizmin politik në vend. Ai tha se Parlamenti sot kontrollohet në mënyrë mafioze nga kryeministri aktual, ndërsa shton se sot bashkitë nuk kanë asnjë përfaqësim nga opozita.

 

Advertisement

14 maji, sipas Metës, nuk do jetë përballje me PS por me Rilindjen që ka shkrirë interesin e partisë me atë shtetëror.

 

“Mendoj se në një vend ku skandalet mbivendosen njëri mbi tjetrin, pa asnjë diskutim që situate nuk mund të jetë normale, përfshirë edhe Parlamentin, e për më tepër në  një parlament të kontrolluar nga kryeministri aktual, i cili në mënyrat më mafioze është përpjekur në mënyrë të paligjshme për të bllokuar rolin parlamentar të opozitës e cila duhet të garantojë llogaridhënien e qeverisë.

 

Advertisement

Natyrisht që kjo është një situatë që ka kohë në të cilën ne ndeshemi e për 4 muaj do ketë një ballafaqim të pashmangshëm elektoral.  

 

14 maji, dita e zgjedhjeve vendore, një mundësi e shkëlqyer për të rikthyer pluralizmin politik në pushtetin vendore. Kemi një pushtet vendor në errësirë të plotë, 100% në kontroll nga mazhoranca aktuale, me prezencë zero të opozitës. Opozita shkon drejt këtyre zgjedhjeve e bindur se përballë saj nuk është PS por është shteti i kapur i Rilindjes që ka shkrirë interesin e partisë me atë shtetëror”, tha Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy