Meta pas takimit me Berishën: Në fokus të bisedës protesta e 3 marsit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta pas takimit me Berishën: Në fokus të bisedës protesta e 3 marsit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar për mediat se objekti i bisedës me Sali Berishën në selinë blu ishte protesta e 3 Marsit. I pyetur nga mediat, Meta përforcoi qëndrimin e tij duke vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama si i përfshirë në skandalin ‘McGonigal’.

 

Meta ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me këtë çështje në mënyrë që kuvendi t’i rikthehet normalitetit.

 

Advertisement

Nuk jam i interesuar për justifikimet e nesërme, pasi akuzat janë të qarta dhe përfshirja antikushtetuese dhe kriminale e tij tashmë është e njohur botërisht dhe parlamenti ka vetëm një detyrë, ti rikthehet normaliteti në momentin që nis komisioni hetimor.

 

Për një drejtor atje është ngritur kongresi në SHBA, ndërsa këtu kryeministri jo vetëm ka shkelur kushtetutën por ka realizuar përpjekjen  për të korruptuar zyrtarin e FBI për të shkatërruar opozitën dhe pluralizmin politike, pse? Që të vjedhë pa u ndalur dhe pa dhënë llogari”, tha Meta.

 

Advertisement

Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë vendosur të kandidojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy