Meta: Rama ka uzurpuar socialistët, me Berishën prishem vetëm për dy gjëra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta: Rama ka uzurpuar socialistët, me Berishën prishem vetëm për dy gjëra

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar akuzat në drejtim të kryeministrit Rama, për të cilin shprehet se ka uzurpuar dhe vetë socialistët. Në një takim me me kandidatët e Partisë së Lirisë për Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, Meta tha se Rama ka nënshtruar qytetarët përmes rrogave të ulëta, si një strategji që të mos i kundërvihen.

 

“Shumë socialistë ndihen të pafuqishëm sepse Rama ua ka uzurpuar partinë dhe ua ka zëvendësuar me rilindas të korruptuar. Kur ti e di që ai tjetri nuk do hynte në zgjedhje, ti zgjidh disa intelektual, ca pedagog. Jo njerëz me 5 emra. Prandaj edhe rrogat nuk i rrisin që ti nënshtrojnë e ti mbajnë nën presion, në mënyrë që ata të mos flasin e të mos kritikojnë qeverinë. Kudo do të bashkëpunojmë me të gjitha strukturat e PD-së dhe me partitë e tjera aleate në terren. Janë shumë parti të tjera opozitare që mbështesin kandidatët e primareve”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Meta zbuloi dhe dy alternativat që do e çonin në prishjen e koalicionit me Berishën.

Advertisement

 

“Për punë kushtetute prishem unë. Për punë interesi kombëtar prishem unë. Për gjëra të vogla toleroj. Me Berishën prishem vetëm për dy gjëra unë. 1. Po bashkëpunoi me Edi Ramën, jo me PS-në se me PS-në nuk kemi punë ne. Dhe e dyta nëse Berisha tërhiqet nga firma për Referendumin, që ai nuk tërhiqet kurrë, sepse i qëndron gjërave deri në fund”, tha ai.

 

Meta zyrtarizoi koalicionin me Berishën dhe dy partitë e tjera opozitare, PDK dhe PBDNJ.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy