Meta: Rama po zhyt shokët e tij/ “Kryeministri ka frikë nga çështja e inceneratorëve”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta: Rama po zhyt shokët e tij/ “Kryeministri ka frikë nga çështja e inceneratorëve”

Ilir Meta ka sulmuar sërish kryeministrin për çështjen e inceneratorëve. Duke iu referuar Arben Ahmetjat, kreu i Partisë së Lirisë është shprehur se Rama po zhyt shokët e tij për të mbrojtur veten.

 

“Ai ka frikë dhe se është kokrra e korrupsionit përfshirë edhe atë të inceneratorëve ia tha dhe ish-ministri i vet që i zhyti duke i thënë firmosni se ju mbroj unë se SPAK-un e kam unë dhe tani që nga presioni i fakteve të opozitës ai dëshiron të fitojë sa më shumë kohë për të shtyrë agoninë e vet dhe ata thonë nuk ishim ne kaq të fuqishëm ajo nuk bëhej pa vendimin e kryeministrit”

 

Advertisement

Me tej Meta ka theksuar se vendi është në një situatë të rënduar ekonomike, dhe se të rinjtë gjithnjë e më shumë po zgjedhin që të largohen.

 

Nuk ka dramë më të papranueshme se largimi i të rinjve për një jetë të mirë. Është një dramë e madhe. E keni parë se çfarë thotë ai? Ato 20 mijë paund që harxhojnë për të ikur, ato të vijnë dhe të investojnë. Ata po të kishin 20 mijë paund nuk iknin. I marrin borxh me shpresës se do t’i shlyejnë. Një pjesë nga halli hyjnë në punë jo të rregullt për t’i shlyer sa më parë dhe jeta u shkon në drejtim tjetër.

 

Advertisement

Pas Durrësit, Elbasanit e Kamzës, Meta prezantoi edhe kandidatin e Rithemelimit në Kukës para strukturave të Partisë së Lirisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy