Meta zbardh takimin me Escobar: Diskutuam për zgjedhjet vendore, theksova se me 14 maj merr fund monizmi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta zbardh takimin me Escobar: Diskutuam për zgjedhjet vendore, theksova se me 14 maj merr fund monizmi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë detaje nga takimi me të dërguarin e BE për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Meta shprehet se pjesë e diskutimit ishin zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Kreu i PL thekson se ka shprehur gatishmëri para Escobar që partia e tij  do të përmbushë standartet ndërkombëtare.

 

Advertisement

Në të njëjtën kohë, Meta shton se gjatë bisedës me të dërguarin e BE, ka theksuar se zgjedhet e 14 Majit janë një ditë e madhe e ndryshimit për të gjithë shqiptarët, që do t’i japi fund monizmit në pushtetin vendor.

 

“Theksova se zgjedhet e 14 Majit janë një ditë e madhe e ndryshimit për të gjithë shqiptarët, që do t’i japi fund monizmit në pushtetin vendor dhe do të rikthejë demokracinë, transaprencën dhe Llogaridhënien në të gjitha bashkitë e vendit.

 

Advertisement

Nënvizova vendosmërinë e PL për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga partneriteti dhe aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA.

 

Po kështu, shpreha vendosmërinë e Partisë së Lirisë, për të përshpejtuar procesin e integrimit Europian të vendit, me prioritet luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës”, shkruan ndër të tjera Meta.

 

Advertisement

I dërguari i BE për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po zhvillon një vizitë në Shqipëri pak kohë para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai takoi gjithashtu këtë të mërkurë kreun e komanduar të PD, Enkelejd Alibeajn.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy