“Mik më të mirë nuk mund të gjenim”/ Yuri Kim: Jemi duke luftuar korrupsionin në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mik më të mirë nuk mund të gjenim”/ Yuri Kim: Jemi duke luftuar korrupsionin në Shqipëri

100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve dipomatike Shqipëri-SHBA,  përvec ardhjes së Mike Pompeos, bëri bashkë në Tiranë përfaqësues të ambasades amerikane, të mazhorancës dhe opozitës.

 

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pohoi SHBA në këto 30 vite nuk mund të kishtë kërkuar një partner më të mirë sesa Shqiperia. Ajo shtoi se SHBA po e ndihmon vendin tone të luftojë korrupsionin.

 

Advertisement

 

Jemi duke punuar për dy projekte energjetike, që do e bëjnë Shqipërisë lojtare kyç. Së bashku jemi duke punuar për të luftuar korrupsionin dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Ne kemi vendosur një prani amerikane këtu. Shpresojmë që kjo do të vazhdojë në 100 vitet e ardhshme. Gjatë 30 viteve të fundit, s’mund të kishim kërkuar një mik dhe një partner më të mirë se sa Shqipëria.”, tha Kim.

 

Sekretari Pompeo, shtoi Yuri Kim,  ishte personi që më emëroi dhe ndihmën e nderuar që më emëroi para 2 vitesh si ambasadore.

Advertisement

 

Me rëndësi për ne është, përfshi dhe 30 vitet e fundit ka një bashkëpunim të pathyeshëm, të fortë, pavarësisht se kush ulet në Shtëpinë e Bardhë, por kjo lidhje vazhdon të jetë e pathyeshme. gjithçka nisi kur sekretari Beiker tha; liria jep rezultat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy