Miliona euro shtesë për investimet/ Qeveria do kompesojë kostot e rritura për rrugët dhe rindërtimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Miliona euro shtesë për investimet/ Qeveria do kompesojë kostot e rritura për rrugët dhe rindërtimin

Kriza e çmimeve duket se ka dhënë ndikim të fortë edhe në projektet infrastrukturore, ku disa prej tyre thuajse janë pezulluar për shkak të kostove të larta që janë krijuar.

 

Në këto kushte qeveria ka gati një akt normativ për të kryer një indeksim për kontratat publike me fokus në infrastrukture.

 

Advertisement

Sipas të dhënave akti normativ parashikon një mbështetje shtesë buxhetore për tre produktet bazë që kanë shënuar edhe rritjen më të ndjeshme të çmimeve, për hekurin, çimenton dhe bitumin.

 

Sipas të dhënave zyrtare ministria e financave është në fazën finale për të përcaktuar edhe shifrën që do të rishpërndajë ndaj kompanive që po kryejnë investimet publike.

 

Advertisement

Fondi që do të përcaktohet do të merret nga të ardhurat shtesë që ka mbledhur ministria nga rritja e çmimeve.

 

Shumë kontrata janë lidhur me institucionet publike para se të niste kriza e çmimeve. Por shtrenjtimi I ndjeshëm I tyre, sidomos I hekurit në muajt e parë të  vitit, bëri që ndërtuesit të vihen përballë vështirësisë për të vijuar më tej punimet.

 

Advertisement

Shoqata e ndërtuesi në një letër publike I kërkoi qeverisë që të ndërhyjë, pasi investimet jo vetëm që do të shtyheshin në kohë, por situata do të krijonte ngërç edhe në pagesat zinxhir të punës së kompanisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy