Ministrja “thyen barrierat”/ Flet për herë të parë për bashkëshortin dhe jetën politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministrja “thyen barrierat”/ Flet për herë të parë për bashkëshortin dhe jetën politike

Prej padites së djeshme, në ekranin e Vizion Plus ka startuar “Vizioni i Pasdites”, nën moderimin e Brikena Priftit.

 

E ftuara e parë për këtë sezon ishte ministrja e Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen Edona Bilali, e cila si rrallëherë ka folur për familjen dhe bashkëshortin, me të cilin kanë një djalë.

 

Advertisement

Bilali tha se bashkëshorti i saj është profesor, profesion të cilin e ushtron në Vjenë. Sipas saj, ky i fundit ka zgjedhur vullnetarisht të jetë larg vëmendjes së medias dhe mos përziehet në jetën publike.

 

Është vendimmarrje e bashkëshortit që unë e kam respektuar. Unë e kam respektuar duke i thënë se disa gjëra do i them. Ai është profesor në Vjenë dhe jetën e kemi trekëndësh mes Shkodrës, Tiranës dhe Vienës. Tani prej dy vitesh unë jam vetëm mes Shkodrës dhe Tiranës. Ai është shkodran gjithashtu, pork a vendosur vetë që të ketë një profil të ulët publik sepse si ai si familja e bashkëshortit t’ia kursej. Ato nuk kanë asnjë arsye pse të marrin pjesën e baltës që i targetohet personit tim politik.

 

Advertisement

Jo vetëm që ja respektoj vendimmarrjen por në një vend  me  këtë zhvillim si Shqipëria është gjëja e duhur që duhet bërë sepse nuk na e kanë taksirat. Vendimi për të hyrë në politikë ishte I imi, sigurisht me mbështetjen e gjithë familjarëve, por nuk kanë pse marrin këtë lloj posti”, tha Bilali.

 

Ministrja më tej tha se ka pasur mbështetjen e bashkëshortit dhe familjravë të tij dhe të saj për rrugëtimin në politikë.

 

Advertisement

Por ajo tregon edhe arsyen që e shtyu t’i bashkohej jetës politike dhe skuadrës së PS, ndonëse nuk ka pasur më parë kontribut në politikë.

 

Më ka mbështetur maksimalisht. E kuptoj që në publik perceptohet pak keq. Unë nuk vi nga një kontribut në parti, vij nga rradhët e biznesit, që modestisht isha sipërmarrëse e suksesshme. Por vetëm kaq. Ndërkohë që kisha një sfidë, një gjë që nuk më linte nga brenda të nivelit të zhvillimit ku është sot Shkodra, qyteti im dhe mendoja se sa më shumë dhe më mirë do behej akoma. Nuk mund ta bënte askush tjetër përvecc se kësaj qeverie, por prap kërkoja më shumë edhe nga kjo qeveri dhe kështu erdhi pastaj pse pranova t’I bashkohesha skuadrës së kryeministrit”.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy