Miratohet ndryshimi i ligjit, Çuçi tregon si do të bëhet vettingu në Policinë e Shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi ka miratuar mbrëmë në mesnatë ndryshimin në ligjin “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, i ndryshuar”, i njohur ndryshe edhe si procesi i vettingut.

 

 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë fjalës në Kuvend shpjegoi mënyrën e re të kryerjes së këtij procesi. Ai tha se ndryshimi i ligjit vjen edhe si reflektim i rekomandimeve të GRECO.

Advertisement

 

 

“Organizmi monitorues antikorrupsion dhe padiskutim më seriozi brenda Këshillit të Europës, në raundin e fundit të vlerësimit të integritetit në institucionet ligjzbatuese në Shqipëri, rekomandoi rishikimin e ligjit, citoj “me qëllim kufizimin e subjekteve duke u përqëndruar tek nivelet menaxheriale, në strukturat me risk të lartë korrupsioni, në rastet e ngritjes në detyrë, të ecurisë në karrierë dhe rritjes në gradë”. Në fund të muajit, delegacioni shqiptar do të raportojë në Këshillin e Europës për përmbushjen e këtij rekomandimi”, tha ministri Çuçi.

 

Advertisement

 

Rishikimi i ligjit deklaroi Ministri i Brendshëm është propozuar pas një analize të imtësishme dhe mjaft serioze të rezultateve të matshme dhe të impaktit të procesit të zhvilluar deri tani, proces që siç e dini tha ministri Çuçi, rezultoi të ishte i ngadaltë dhe i kushtueshëm për buxhetin publik.

 

 

Advertisement

 

“Numri i lartë i punonjësve që ishte menduar se duhet të nënshtroheshin Vettingut, rreth 12 mijë, në një farë mënyre krijoi një situatë konfuze, veçanërisht në Policinë e Shtetit, ku ishte dhe numri më i madh. Flisnim për një proces ku afati fundor ishte i paqartë, me riskun e tejzgjatjes përtej logjikës institucionale, një proces që po rezultonte jo efiçent dhe që rrezikonte të cënonte besimin jo vetëm tek subjektet e ligjit, por mbi të gjitha besimin tek publiku”, deklaroi Ministri i Brendshëm.

 

 

Advertisement

 

Duke shpjeguar më tej disa nga risitë e ligjit, ministri Çuçi deklaroi se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të jetë struktura përgjegjëse për vlerësimin në radhët e Policisë, Gardës dhe vetë Agjencisë, ndërsa periudha e vlerësimit do të fillojë nga viti 2008 në vijim.

 

 

Advertisement

“ILDKPKI, si intitucioni më i specializuar do të bëjë vlerësimin pasuror, duke rritur besueshmërinë e procesit. Është shtuar gjjithashtu detyrimi i subjektit për testin e narkotikëve, si dhe dhënia e mundësisë për strukturën ku bën pjesë subjekti. Shtimi i barrës së provës për subjektin, si element i rëndësishëm i çdo hetimi administrativ”, tha ministri Çuçi duke theksuar se me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve të propozuara, do të sigurojmë zhvillimin e një procesi vlerësimi më të drejtë dhe më real.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy