Mitsotakis anulon udhëtimin në Himarë, Dropull dhe Finiq/ Zbulohet arsyeja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk do të udhëtojë gjatë ditës së sotme për në Himarë, Finiq dhe Dropull ndryshe nga sa ishte planifikuar më herët.

 

Mediat greke raportojnë duke iu referuar burimeve qeveritare se udhëtimi për në Himarë dhe në zonat minoritare të jugut të Shqipërisë është shtyrë për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike.

 

Advertisement

Sipas tyre, Mitsotakis do të fluturonte me helikopter të tipit “Chinoook” nga Tirana në Himarë, por kjo është e pamundur gjatë ditës së sotme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy