Mjeku Dasho: Qeveria e përdori vaksinën për të fituar zgjedhjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjeku Dasho: Qeveria e përdori vaksinën për të fituar zgjedhjet

Teksa i konsideroi absurde masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri, mjeku Erion Dasho, në emisionin “Quo Vadis” dha qëndrimin e tij mbi injektimin e vaksinës. Ai kundërshton me ngulm vaksinimin me detyrim, si dhe marrjen e vaksinave të pamiratuara ngë EMA dhe FDA.

“Nuk është hera e parë që Komiteti i Ekspertëve bën gafa dhe gabime. Janë këto gabime që kanë krijuar situata konfuzimi të pashoq në Shqipëri. Janë marrë masa që nuk bëjnë sens dhe nuk kishin asnjë efekt. Karantina kishte kuptim vetëm 2-3 javët e para. Kaluan 2 javët e para, dhe Shqipëria nuk kishte pse të merrte masa absurde. Gjatë gjithë periudhës së pandemisë, në Shqipëri kishte një dështim të plotë të autoriteteve. Ka patur masa të palogjikshme. Qytetarët kanë të drejtë që të jenë të çorientuar. Komiteti ka marrë masa absurde. Qëndrimi im: unë rekomandoj vaksina cilësore: Phizer, Biontech, AstraZeneca.  Jam kundërshtar i vendosur i vaksinave të pamiratuara nga FDA dhe EMA, si dhe vaksinave me detyrim. Në Shqipëri, spitalet u lanë në mëshirë të fatit.”

Advertisement

Sipas tij, vaksinimi u përdor në fushatë elektorale, teksa përmendi edhe vaksinën kineze, Sinovac, efektiviteti i të cilës përcjell dyshime.

“Në Shqipëri, vaksinat u prezantuan si masë elektorale që qeveria e përdori për të fituar zgjedhjet. Edhe hapja e fushatës së vaksinimit përkoi me hapjen e fushatës elektorale. U soll vaksina kineze, që nuk është ende e miratuar nga EMA dhe FDA, vaksinë mbi efektivitetin dhe sigurinë e të cilës ka dyshime.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy