Mot i “qetë” dhe “tipike” shtatori/ Si parashikohet të jetë javë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mot i “qetë” dhe “tipike” shtatori/ Si parashikohet të jetë javë

Kjo javë parashikohet të jetë “e qetë” dhe “tipike” Shtatori.

Megjithatë fundi i javës dhe kryesisht fundjava rezervon “luhatje” të motit me temperatura të larta por edhe reshje shiu me intensitet deri të lartë.

Advertisement

Në këtë mënyrë moti për këtë të hënë dhe të Martë parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht në relievet kodrinore – malore.

Nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte moti parashikohet me diell por edhe me mbulesë vranësirash të cilat do të jenë të larta dhe transparente. Për ditën e Premte përjashtim bën zona e veriut e cila parashikohet me mot të vranët e alternime kthjellimesh.

Advertisement

Për ditën e Shtunë (dt. 17.09.2022) parashikohet një “anomali” e motit. Zona e veriut dhe specifikisht veriperëndimi parashikohen me rënie të theksuar temperaturash dhe reshje shiu me itensitet të lartë. Zona e qendrës dhe jugut fillimisht me kthjellime e më pas vranësira të dendura (përfshi reshje shiu) si dhe temperatura deri në 35-36°C. Gjithashtu në këto zona parashikohet edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy