Moti i keq/ Dëbora dhe era e fortë shkaktojnë probleme në qarkun e Korçës, disa zona pa energji elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq/ Dëbora dhe era e fortë shkaktojnë probleme në qarkun e Korçës, disa zona pa energji elektrike

Vazhdon të jetë e rëndë situata e furnizimit me energji elektrike në juglindje të vendit. Pa energji elektrike prej dy ditësh vazhdojnë të jenë 9 fshatrat e bashkisë së Pustecit.

 

Gjithashtu pa energji elektrike janë edhe fshatra të bashkisë së Pogradecit, Devollit, Kolonjës, Korçës, e Maliqit. Mungesë të energjisë ka jo vetëm në fshatra të zonave malore të këtyre bashkive, por probleme ka edhe në fshatra të fushës së Devollit, e Maliqit ku pjesa më e madhe e tyre kanë pasur ndërprerje të shumta. E gjithë kjo situatë ka ardhur duke u rënduar për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të dëborës të rëna orët e fundit.

 

Advertisement

Defektet më të shumta janë në linjat e tensionit të ulët e të mesëm. Grupe të shumta pune të OSHEE-së prej tre ditësh janë duke punuar në terren për rikthimin e energjisë elektrike në zonat me probleme. Por ditën e sotme edhe për shkak të reshjeve të shumta të dëborës në zonat malore e ka bërë punën e tyre tejet të vështirë.

 

Trashësia e dëborës në fshatin turistik të Dardhës ka shkuar deri në 30 cm, në atë të Voskopojës nga 15-20 cm, ndërkohë që në Majë të Mashkullorës bora ka shkuar deri në 40 cm.  Burime zyrtare bëjnë me dije se rrugët e fshatrave turistikë të Dardhës e Voskopojës janë të kalueshme pa probleme, ndërkohë që me zinxhirë kalohet në aksin rrugor Shtyllë-Panarit. Kalimi është i vështirë në fshatrat e Devollit të Sipërm si dhe në fshatrat e njësisë administrative Lekas.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy