Moti i keq/ Nënkryetari i Bashkisë Lezhë: Nuk kemi shtëpi të përmbytura, probleme ka vetëm në qytet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq/ Nënkryetari i Bashkisë Lezhë: Nuk kemi shtëpi të përmbytura, probleme ka vetëm në qytet

Nënkryetari i bashkisë Lezhë, Ermal Paçaj ka bërë një pasqyrim të situatës për shkak të motit të keq.

 

Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se problematika ka vetëm në qytet ndërsa në fshatra nuk raportohen probleme. Paçaj tha se nuk raportohet për shtëpi të përmbytura por probleme vetëm në akse rrugore, të cilat janë nën monitorim.

 

Advertisement

“Në fshatra situata është normale, nuk kemi probleme të raportuara përveç akseve të bllokuara. Pra nuk ka përmbytje shtëpish por vetëm me ujë në akse të caktuara. Nuk kemi akse të bllokuara për momentin. Në rrugën e vjetër nga qyteti deri në Milot kemi dy tre vende që po ndërhyhet”, tha ai.

 

Problematikë mbetet hidrovori i Tales por po punohet në të.

 

Advertisement

Kemi një problematika e hidrovorit të Tales që nuk ka qenë në punë dhe si pasojë ka marrë ngarkesë zona, por me fillimin e punës besoj se nuk do të kemi problematika. Gjithçka varet dhe nga reshjet. E gjithë zona është në monitorim. Po pritet ndërhyrje ku ka probleme për të mos pasur dëme në shtëpi dhe në akset rrugore.”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy