Moti i keq/ Peleshi: Hyjmë në stinë të vështirë përmbytjesh, të gjitha strukturat janë në gatishmëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq/ Peleshi: Hyjmë në stinë të vështirë përmbytjesh, të gjitha strukturat janë në gatishmëri

Në orët në vijim, sipas sinoptikanëve pritet shtim i intensitetit të reshjeve të shiut.

 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha në një deklaratë për mediat nga Korça thotë se jemi në stinë përmbytjesh, mirëpo sipas ministrit, të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të reaguar në kohë dhe për të mbajtur nën kontroll situatën

 

Advertisement

Sipas Peleshit problem mbetet zona e Obotit në Shkodër, e goditur shumë herë nga përmbytje të mëdha. Ministri deklaroi se janë marrë masa dhe se strukturat shtetërore janë në gatishmëri.

 

 

“Dy – tre ditët e ardhshme presim intensitet mesar në pjesën veriore dhe jugperëndimore të vendit. Në veri është kaskada e Drinit e cila kur rreshjet vazhdojnë gjatë edhe kur ujrat arrijnë vlerën naksimale të loqeneve ato kërcënojnë dhe rrezikojnë përmbytje të mëdha. Në jugperëndim kemi luminne Vjosës , është një lumë i egër në raste të rreshjeve të mëdha rrezikon të dalë nga shtrati.

Advertisement

 

Sot kemi nivele me rezerve në kaskadën e Drinit , në loqenin e Fjerzës është pothuajse 25 metra nën nivelin e pikut, ka rezrva për disa ditë rreshje, se çfarë do ndodhë më vonë ne do të jemi në komunikim. Këto 2 – 3 ditë nuk do të kemi përmbytje të shtuara për shkak të shkarkimeve të detyruara siç ndodh në disa raste. Hyjmë në stinë të vështirë të përmbytjeve, hyjmë me rezervë. Rreshje do të ketë edhe në pjesën jugperëndimore në lumin e Vjosës, në pjesën e Greqisë ku rreshjet janë të mëdha për disa ditë rresht, aro rezultojnë me rritje të nivelit te Ura e Mifolit , mund të kemi dalje në rast se do të jetë intensitet i lartë.

 

Të gjitha strukturat janë në drejtim të Agjensisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile , janë të gatshme, kësjtu duhet të jenë eshe prefekturat, u bëj thirrje për gatishmëri të gjithëve. Nuk presim në këtë furi rreshjesh, përmbytje të mëdha, në zonën veriore kemi zona depresive siç është zona e Obotit e cila me apo pa shkarkim liqenesh është zona e parë që rrezikon përmbytjen vetëm për shkak të rreshjeve e jo për shkak të shkarkimeve. Ka rreshje bore por ARRSH,është në gatishmëri, nuk kemi probleme në asnjë aks rrugor në kuptimin e gatishmërisë.”, u shpreh Peleshi.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy