Moti i keq prej tre ditësh lë pa drita fshatrat në Korçë/ Probleme edhe në aksin nacional

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq prej tre ditësh lë pa drita fshatrat në Korçë/ Probleme edhe në aksin nacional

5 fshatra të njësisë administrative Moglicë, në bashkinë e Maliqit, prej tre ditësh kanë mbetur pa energji elektrike.

 

E gjithë kjo është krijuar për shkak të ererëva të forta shoqëruar me reshje shiu.

 

Advertisement

Probleme të herëpashershme sa i përket furnizimit me energji elektrike ka patur edhe në fshatra të tjerë të kësaj njësia si dhe në disa fshatra të njësisë Gorë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në këto fshatra energjia elektrike është rikthyer, por rrjeti tejet i amortizuar jep pak sigur në situata të tilla atmosferike.

 

Fusha e Maliqit nuk paraqet probleme, kjo edhe për atë sepse reshjet nuk kanë qënë me intensitet të lartë, por më kryesorja kanë funksionuar kanalet kulluese.

 

Advertisement

Burime pranë Drejtorisë Rajonale të Ujitje  Kullimit thanë se kuotat në lumin e Devollit janë normale. Situatë normale paraqitet edhe në hecet lokalë të qarkut të Korçës.

 

Era e fortë ka sjellë probleme në disa zona të Korçës, përfshirë këtu edhe aksin nacional Korçë-Bulgarec, pasi nga era e fortë janë rrëzuar pemët anës rrugës. Është dashur ndërhyrja e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike për të normalizuar situatën e krijuar në kryqëzimin e fshatit Çiflig.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy