Moti i keq, probleme me energjinë/ Ndërprerje në disa zona të vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq, probleme me energjinë/ Ndërprerje në disa zona të vendit

Vërshimi i përrenjve dhe era e fortë bënë që shumë zona të vendit të jenë pa energji elektrike. Në Lezhë, si pasojë e motit pati defekte të shpeshta, ndërsa nënstacioni u përmbyt.

 

ARMAND ZHUKA

 

Advertisement

DREJTORI RAJONAL I OSHEE

 

Moti është shumë i ashpër na ka dëmtuar shumë. Kompania është e gjitha në shërbim. Të gjitha grupet e punës janë në terren. Kjo që shikoni ju sot nuk është një shou por një realitet që ka ndodhur që dje në darkë dhe vazhdon

 

Advertisement

Prioritet, sipas drejtorit rajonal të OSHEE në Lezhë mbetet furnizimi me energji i të gjithë ujësjellësve, me qëllim që të punojnë pompat e shkarkimit.

 

Aktualisht prioriteti jonë është që të kenë të gjithë ujësjellësat energji që të punojnë të gjitha pompat

 

Advertisement

Gjatë 24 orëve të fundit probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike u shënuan edhe në juglindje të vendit veçanërisht në Devoll.

 

Sipas banorëve kjo situatë përsëritet në stinën e dimrit për shkak të rrjetit të brendshëm, i cili është tejet e i amortizuar.

 

Advertisement

Po ashtu ndërprerje të herëpashershme të energjisë u raportuan edhe në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fier.

 

Ndërkohë grupet e OSHEE ndodhen në terren për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy