Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe depërtimit të aktivitetit të Anticiklonit afrikan.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimi dhe shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10-13 m/sek, valëzimi në dete 1-3 ballë.
Advertisement