“Mund të jetë i armatosur”/ Policia gjermane në kërkim të të riut shqiptar, vrau një shtetas turk

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mund të jetë i armatosur”/ Policia gjermane në kërkim të të riut shqiptar, vrau një shtetas turk

Një shtetas turk Mustafa A. u qëllua për vdekje në lagjen Gaarden të Kiel, Gjermani mbrëmjen e së hënës. Policia është në kërkim të të dyshuarit Fisnik Hoxha, 23 vjeç nga Kosova.

 

Sipas prokurorisë publike në Kiel, rreth orës 23:15, një person i panjohur më parë ka qëlluar disa herë mbi një 31-vjeçar në rrugën Gustav-Schatz-Hof. Ai vdiq në spital pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për reanimim. Sipas hetimeve të mëparshme nga prokuroria publike dhe policia kriminale e Kielit, 23-vjeçari Fisnik Hoxha është i dyshuari.

 

Advertisement

Prokuroria publike në Kiel ka ofruar një shpërblim prej 3000 eurosh për informacione që çojnë në arrestimin e autorit. Ata kanë bërë apel që kushdo që e sheh të dyshuarin Fisnik Hoxha të lajmërojë menjëherë policinë në numrin 110.

 

Policia iu bëri thirrje qytetarëve që të mos flasin me të dyshuarin nëse e shohin dhe se ai mund të jetë i armatosur. Po ashtu, në bazë të rezultateve të hetimeve të deritanishme, sipas policisë dhe prokurorit publik nuk ka rrezik për publikun.

 

Advertisement

Një zëdhënës i departamentit të policisë në Kiel njoftoi se skena e hapur e krimit ishte kontrolluar nga disa njësi policore. Nuk dihet nëse është gjetur ndonjë provë e mundshme. Mësohet se 31-vjeçari u qëllua me 4 plumba

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy