“Nafta ka shkuar 112-113 $ për fuçi”/ Braçe- Bordit: I referoheni bursës, jo rezervave të rafinerive apo jo?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nafta ka shkuar 112-113 $ për fuçi”/ Braçe- Bordit: I referoheni bursës, jo rezervave të rafinerive apo jo?

Ish- zv.kryeministri Erion Braçe ka një mesazh për Bordin e Transparencës, e cila vendos çmimet për karburantin në vend.

 

Ai sjell në vëmendje që sot çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka shkuar nga 120 dollarë/fuçi që ishte në 31 maj, sot në 2 qershor ka shkuar në 112-113 dollarë.

 

Advertisement

Braçe i bën thirrje që të reflektojnë këto çmime edhe për tregun shqiptar, teksa ka ngritur edhe dyshime për bazat mbi të cilat përcaktohen këto çmime.

 

“Nafta tani; Nga 120 dollarë/fuçi më 31 maj, në 112-113 dollarë/ fuçi tani.
Meqë po shisni me 248 leke/litër, jo për gjë tjetër! Se ju shisni sipas bursës apo jo, jo sipas rezervave te rafinerive e sipas rezervave tuaja kur blini nga rafineritë! Apo jo”, shkruan Braçe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy