Narcissus Poeticus, lulja e poetit që po tërheq shumë vizitor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Narcissus Poeticus, lulja e poetit që po tërheq shumë vizitor

 

Çelja e lules së poetit apo siç njihet me emrin shkencor Narcisus Poeticus në fshatin Xibër – Hane të Klosit, ka tërhequr vizitorët e parë jashtë zone për këtë vit.

 

Dritan Kurti – Gazetar

Advertisement

“Hapja e Rrugës së Arbrit ka favorizuar aksesin për të vizituar këtë sipërfaqe me këtë lule aromëmirë. Këto lule ndodhen vetëm 20 km larg Tiranës, por duhet të nxitoni pasi kjo lule është jetëshkurtër dhe jeton vetëm 1 muaj nga 20 Prilli deri në fund të Majit. Këto ditë është në pikun e saj më të mirë pasi ka çelur masivisht”.

 

Kjo familje ka udhëtuar nga Tirana për në livadhet e Ketit, shoqëruar nga një i afërm i tyre. Kureshjta, teksa ka dëgjuar për sipërfaqen e madhe me lulen e rrallë, ka bërë që Hashim Pira me origjinë nga Dibra të udhëtojë për ta parë nga afër. Hashimi tregon se është mrekulluar kur ka mbërritur në livadhet e Ketit të mbushura me lulen aromëmirë. Ai nuk e ka pritur që këtë lule e njohur në zona të tjera si Lule Zoja apo Lule Batra, ta gjejë kaq masive në një pllajë tejet të madhe.

 

Advertisement

“U futa në rrjetet sociale e pash foto të këtyre luleve por nuk e besoja që janë kështu. Pastaj kontaktova një shok dhe vendosa të vij me gjithë familjen. Kjo e ka emrin lulja e poetit, por ne andej nga Dibra i themi Lule Zoje. Qenka një vend mahnitës me thënë të drejtën. Lulet kanë një aromë të veçantë dhe në kaq sasi të madhe nuk i gjen askund në vendin tonë. Do tjua sugjeroj edhe tjerëve, ndërsa vetë do të vij çdo vit. I bëj thirrje pushtetit lokal që të krijojë infrastrukturë për këtë vend përrallor” – tha Hashim Pira.

 

Bashkë me Hashimin ishte e dhe i vëllai me familjen e tij. Mersim e Mihane Pira thonë se do tjua sugjerojnë edhe të tjerëve për ta vizituar, madje që javën e ardhshme.

 

Advertisement

“Është vend i pazbuluar. Nuk kisha parë dhe nuk e besoja që kjo lule do të gjendej kaq masivisht. Madje kur u ngjitëm në malore (pasi Tirana na ka shëndoshur shumë) i thoja shokut kur do arrijmë, por kur erdhëm këtu ishte vërtetë mrekulli” – u shpreh Mersim Pira.

 

“Mahnitëse vërtetë. E justifikon tamam lodhjen me këtë pamje. Fundjavën që vjen do marr edhe të tjerë me vete dhe do vij prap” – deklaroi Mihane Pira.

 

Advertisement

Narcissus poeticus njihet edhe si lulja krenare për shkak të formës që ajo mban petalet të kthyera në anën e pasme. Lulja e Poetit ka çelur dhe mirëpret të gjithë vizitorët të cilët nuk mund të largohen pa marrë edhe një buqetë me vete.

Dritan Kurti

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy