Ndarja nga jeta e Ramazan Rragamit, Meta merr pjesë në homazhe: Emër që bëri historinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndarja nga jeta e Ramazan Rragamit, Meta merr pjesë në homazhe: Emër që bëri historinë

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm këtë të diel në homazhet e zhvilluara për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit nga Shkodra, Ramazan Ragami.

 

Në një komunikim për mediat, kreu i shtetit u shpreh se Ragani do të kujtohet si një emër i madh për kontributin që ka dhënë për futbollin shqiptar.

 

Advertisement

“Nuk mund të mos vija në Shkodër për t’i dhënë lamtumirën një futbollisti legjendë. Një emër që bëri historinë siç ishte Ramazan Ragami. Sa herë të kujtojmë atë barazim historik me Gjermaninë në vitin 67’ që skualifikoi nënkampionët e botës, do kujtojmë Ramazan Ragamin. Sa herë të kujtojmë arritjet më të mëdha të futbollit tonë, në mënyrë të veçantë kualifikimin e shpresës sonë në vitin 83, në 8 më të mirat e Europës, pasi skualifikoi dhe ajo Gjermaninë, do kujtojmë arkitektin e atij ekipi që ishte Ramazan Ragani…Ramazan Ragani nuk ishte vetëm një kampion i zakonshëm në fushën e blertë, por kampion si qytetar në jetën e përditshme”, tha Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy