Ndërtuesit kompensohen për çmimet; Aleksi: Ndihmë e madhe, por është lënë jasht rritja e tullave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërtuesit kompensohen për çmimet; Aleksi: Ndihmë e madhe, por është lënë jasht rritja e tullave

Për veprat publike dhe punimet për procesin e rindërtimit që janë në proces zbatimi që nga data 1 janar 2020, qeveria do të kompensojë ndërtuesit për rritjen e çmimeve të hekurit, çimentos, bitumit dhe tubave plastikë.

 

Sipas aktit normativ, që ka hyrë në fuqi nga data 23 maj, kompensimi do të variojë nga 5% deri në 30% të faturës së shpenzimeve të operatorëve ekonomikë dhe në çdo rast, prek vetëm punët e kryera pas hyrjes në fuqi të vendimit.

 

Advertisement

Deri më sot, ndërtuesit thonë se janë krijuar vështirësi dhe është ngadalësuar puna, ndërsa me vendimin e qeverisë, pritet t’u jepet një shtysë investimeve publike.

 

LUIGJ ALEKSI

SHOQATA E NDERTUESVE

Advertisement

 

“Ky akt normativ nga ne përshëndetet me të dyja duart. Dëmi ekonomik që do të shkaktohej nga ndërprerja e punimeve do të ishte disa dhjetëra herë më i madh sesa një mekanizëm koordinues që këto vepra të vazhdojnë, duke indeksuar disa çmime për disa zëra materialesh. Është analizuar me objektivitet të lartë nevoja imediate që sektori i ndërtimit ka sot.”

 

Megjithatë, Shoqata e Ndërtuesve mendon se ka ende hapësirë për të ndërhyrë, këtë herë për të kompensuar çmimin e shtrenjtuar të tullave, që janë lënë jashtë listës.

Advertisement

 

LUIGJ ALEKSI

SHOQATA E NDERTUESVE

 

Advertisement

“Jemi të gatshëm për ta përmirësuar pa kosto ekonomike, por që të jepet mundësia për të vazhduar pa ndërprerë punimet për rindërtimin. Thjesht për një zë që të bësh rindërtimin, është lënë jashtë problemi i tullës. Çmimi i tullës është rritur dhe mund të gjendet një formulë që të shpërblehet vetëm ajo kosto shtesë që bëhet për prodhimin e tullës.”

 

Ndërtuesit paralajmërojnë se mund të ketë një vonesë në dorëzimin e veprave publike prej situatës së krijuar, por në aktin normativ shpjegohet se në çdo rast, nuk do të aplikohen penalitete ndaj operatorëve ekonomikë.

 

Advertisement

LUIGJ ALEKSI

SHOQATA E NDERTUESVE

 

“Formula matematike për këtë punë nuk ka, por çdo vepër ka specifikën e vet, ka analizën e vet sa është ndikuar në atë periudhë. E mira është që rast pas rasti të rimerret në analizë sesa është ndikuar dhe më pas rishikohen teknikat e përfundimit.”

Advertisement

 

Për kontratat publike për punë, që do të lidhen pas hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, autoritetet kontraktore duhet t’u referohen çmimeve të tregut për lëndët e para.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy